Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Njolla gjaku dhe peshqirë, çfarë u gjet në dhomën e hotelit

Autoritetet kanë publikuar të dhënat e para nga hetimet në dhomën e hotelit në Kefalonia, ku 19-vjeçarja shqiptare Myrto kishte qëndruar para se të gjendej pa ndjenja në një shesh në Argostoli dhe më pas të ndërronte jetë.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre persona, të cilët rezulton se kanë qenë me të renë në orët e fundit dhe dyshohet se e kanë lënë pa ndjenja pasi kishin konsumuar kokainë.

Gjatë këqyrjes së ambientit, hetuesit kanë evidentuar prova si në dhomën e gjumit ashtu edhe në tualet, të cilat janë sekuestruar për analiza të mëtejshme laboratorike.

Në dhomën e gjumit janë gjetur mbi shtrat pjesë qerpikësh artificialë dhe dy njolla gjaku, ndërsa në tavolinë është konstatuar një peshqir i bardhë me njolla.

Gjurmë të tjera janë identifikuar në tualet, ku është gjetur një peshqir me njolla si dhe shenja në mur.

Të gjitha këto materiale pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet nga autoritetet vijojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit