Reagon shkolla për dy nxënësit e saj që vdiqën në Malishevë: Nailja dhe Kujtimi do të kujtohen si të sjellshëm dhe plot jetë

SHFMU Ibrahim Mazreku, ka reaguar pasi dy nxënës dhe babai i tyre kanë humbur jetën në Malsihevë.

Shkolla bën të ditur se me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha.

“Kjo humbje e rëndë ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe gjithë kolektivin e shkollës dhe komunitetin më të gjerë në Malishevë. Sipas telegramit, Nailja dhe Kujtimi do të kujtohen si nxënës të dashur, të sjellshëm dhe plot jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e mësimdhënësve, shokëve dhe të gjithë atyre që i njohën. Në emër të institucionit arsimor, kolektivi i shkollës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit