Ka vdekur tragjikisht ish-portieri i kombëtares së Austrisë, Alexander Manninger, në moshën 48-vjeçare.
Ai ka humbur jetën sot pas një aksidenti me një tren lokal në Salzburg.
Manninger ishte një emër i njohur i futbollit austriak, duke nisur karrierën te Austria Salzburg, ndërsa në vitin 1997 u bë lojtari i parë austriak në Premier League me Arsenalin.
Gjatë karrierës së tij ai luajti edhe për klube si Juventus dhe Liverpool, duke lënë gjurmë në futbollin evropian.
Ai regjistroi 33 paraqitje me kombëtaren e Austrisë dhe ishte pjesë e Euro 2008.









