U skanuan dhe nuk shkuan në punë, ‘Trepça’ publikon pamjet e punëtorëve

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për dy punonjës, pas konstatimit të shkeljeve të detyrave të punës.

Në mbledhjen e mbajtur më 16 prill 2026, Komisioni ka shqyrtuar rastet e punonjësve me inicialet Xh.Q. dhe I.H., duke analizuar dokumentacionin dhe provat e administruara.

Nga raportet zyrtare dhe analiza e sistemit elektronik të evidencës së prezencës, është konstatuar se punonjësit kanë pasur mungesa të shumta të pajustifikuara nga puna, përkatësisht 194 ditë për I.H. dhe 188 ditë për Xh.Q. Po ashtu, sipas gjetjeve, në shumë raste ata kanë regjistruar vetëm hyrjen pa evidentuar daljen, apo nuk kanë regjistruar fare prezencën, ndërsa pagesat janë realizuar sikur të kishin qenë të pranishëm në vendin e punës.

Si pasojë e këtyre veprimeve, ndërmarrjes i është shkaktuar dëm financiar në vlerë prej mijëra eurosh.

Në kuadër të provave, Komisioni ka shqyrtuar edhe një dëshmi video të datës 1 prill 2026, e cila ilustron një nga rastet e mosprezencës në vendin e punës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit