Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në kategorinë -52 kg, pasi mposhti polaken Aleksandra Kaleta në çerekfinale.
Në gjysmëfinalen e madhe të Tbilisit, Krasniqi do të përballet me Odette Guiffrida.
Krasniqi në të kaluarën ka pasur 12 duele me italianen, ku ka fituar 8 prej tyre, ndërsa ka humbur katër.









