Ditën e sotme finalistët e Big Brother VIP patën mundësinë të zhvillonin intervistat e tyre në Top Albania Radio.
Gjatë intervistës Selin ka folur për marrëdhënien e saj me Gimbon, ku është shprehur se që nga hyrja e tij kishte kuptuar që ata ishin bërë për njëri-tjetrin.
Banorja ka treguar se tiparet që i pëlqejnë më shumë te Gimbo janë fakti që është suportues, romantik dhe mbështetës. Po ashtu Selin, gjatë intervistës së saj moderatorin Blendi Salaj është shprehur se mënyra e saj e jetesës e ka bërë më të pjekur.
Pjesë nga intervista:
Blendi: A kujton gjëra nga jeta jashtë?
Selin: Nuk kam dashur t’i ndërthur. Jeta jashtë është diçka tjetër. BBV është një mundësi që të vjen një herë në jetë, por patjetër që i kam kujtuar.
Blendi: Je shumë e artikuluar. Je e sigurtë që je 23 vjeç?
Selin: Një nga detajet që nuk kam dashur ta bërtas, por nuk kam dashur ta përdor si armë. Po, jam 23 vjeçe. Jeta, mënyra sesi kam jetuar më ka ndihmuar të jem më e pjekur.
Blendi: Për çfarë të merr malli nga jeta e zakonshme?
Selin: Jam njeri sportiv, më mungon natyra, shëtitjet. Luaj tenis dhe bëj aktivitete të ndryshme. Më ka marrë malli për “Willy”-n, qenin tim maltez.
Blendi: Momenti më i bukur?
Selin: Historia me Gimbon, ardhja e tij, edhe pse i kamufloja situatat, e kuptova që kemi kimi menjëherë. Te fjalimi i dasmës e thashë që ishim për njëri-tjetrin.
Blendi: Çfarë të pëlqen te Gimbo?
Selin: E para, që është suportues, e ka treguar edhe këtu. Më ka mbështetur. Është shumë romantik; unë nuk jam e tillë, por dua që ta ketë partneri.









