“Nuk e prisja”, Vedat Muriqi për mesazhin e Eto’o: I vlerësoj shumë këto fjalë!

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka reaguar me emocione pas një video-mesazhi urimi nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o, pas arritjes së tij historike si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në La Liga.

Muriqi u shpreh i befasuar dhe thellësisht mirënjohës për fjalët e ish-yllit botëror, duke e cilësuar Eto’on si një legjendë të vërtetë të futbollit.

“Nuk e prisja këtë. Faleminderit për këtë video, nga një legjendë e vërtetë si Samuel Eto’o. I vlerësoj shumë këto fjalë të tij. E di që ai bëri punë të jashtëzakonshme këtu dhe të gjithë e dinë karrierën e tij. Jam shumë mirënjohës që gjeti kohë për ta bërë këtë video për mua,” tha Muriqi.

Sulmuesi kosovar shtoi se do ta kishte konsideruar të pabesueshme një gjë të tillë vite më parë.

“Jam një lojtar profesionist që nga mosha 15 apo 16 vjeç. Nëse dikush do të më thoshte para 15 vitesh se një ditë Samuel Eto’o do të më dërgonte video-mesazh, do të thosha se është e pamundur. Dhe tani jemi këtu. Jam shumë i lumtur,” u shpreh ai.

Muriqi nuk harroi të falënderonte bashkëlojtarët, stafin, tifozët dhe vendin e tij, duke theksuar se pa mbështetjen e tyre nuk do të arrinte këto suksese.

“Pa ju, nga zemra po e them, nuk do t’i kisha arritur këto suksese.”

Ky reagim vjen pasi Vedat Muriqi u fut në histori të Real Mallorca, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit në La Liga me 55 gola, duke kaluar pikërisht Samuel Eto’on, i cili kishte realizuar 54 gola me fanellën e klubit spanjoll.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit