Një burrë ka vdekur këtë të mërkurë në fshatin Polane në Istog.
Viktima ishte rrokullisur me traktor teksa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF në Klinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 11:20 Stacioni Policor në Klinë, është njoftuar se një person nga fshati Leskoc-Kline, kishte shkuar për dru me traktor në pyll në fshatin Polane-Istog.
Viktima ishte rrokullisur me traktor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF në Klinë. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore”, u shpreh Gashi.









