Gjendet i vdekur një 82-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill rreth orës 05:30 në rrugën “Rrahman Dini”.

Viktima është B.H., rreth 82-vjeçar i cili është gjetur i varur në një pemë, ku në vendin e ngjarjes është vërejtur një litar dhe një shkallë.

Sipas dëshmisë së parë, ai është parë në atë gjendje nga një familjare, e cila më pas ka njoftuar edhe vajzën e viktimës. Të njëjtat kanë ndërhyrë duke e këputur litarin dhe duke e zbritur trupin në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit “Veriu”, hetuesit dhe forenzika, e më pas edhe njësitet e hetimeve rajonale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Trupi i pajetë është tërhequr nga IML për procedurat e mëtejshme.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit