Gazetari Lirim Mehmetaj bëri të ditur se gjyqtari që dënoi aktivistët e VV-së është edhe nipi i të burgosurës politike, Sevdije Shyti-Azemi
“Sevdija ka qenë e dënuar me dy vjet burg për organizimin e protestave me gratë e fshatit Zhabar në Mitrovicë më 27 mars 1989.”, shkroi Mehmetaj.
Shkrimi i plotë:
“Po më shan se i kam duart e lidhura se vallahi s’kishe ditë as me fol…”
Kjo në foto është Sevdije Shyti-Azemi, halla e gjyqtarit Kushtrim Shyti, që dënoi huliganët e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka e Egzon Azemi, me burgim për nxitje të përçarjes e mos-durimit.
Sevdija ka qenë e dënuar me dy vjet burg për organizimin e protestave me gratë e fshatit Zhabar në Mitrovicë më 27 mars 1989.
Në aktakuzë thuhej se ajo kishte tentuar ta shkatërronte “vëllazërim-bashkimin”.
Dhe kësaj akuze Sevdija i ishte përgjigjur: “Çfarë shteti ashtu kjo Jugosllavia që e shkatërron nji grue e pashkollë e katundare?”
Sevdija, kur kishte marrë vesh për demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe për grevën e minatorëve kishte vendosur të bëhej pjesë e organizimit.
Kur e kishin arrestuar në burg e kishin torturuar rëndë.
Ja çfarë thoshte Sevdija më pas: “Nuk më kanë dhimtë grushtat që m’i dhanë e më përgjakën, sa më dhimti zemra për shaminë e nanës që ma morën e s’ma kthyen kurrë”.
Njërit hetues Sevdija i kishte thanë: “po më shan se i kam duart e lidhura se vallahi s’kishe ditë as me fol”.
Kur e kishin burgosur Sevdijen ajo kishte lënë në shtëpi plot shtatë fëmijë.
Nipi i saj është Kushtrim Shyti që i dënoi sot halabakët e Vetëvendosjes.
Kurse baba i Kushtrimit, vëllai i Sevdijes, është ish-mësues e dëshmor i kombit në luftën e fundit.
Kësaj familje, që ka kontribut patriotik më shumë se krejt Vetëvendosja bashkë, t’bijët e UDBASH-ave sot i thanë po punon për interesa të Serbisë, veç pse Kushtrimi ua dha dënimin meritor huliganëve të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka e Egzon Azemi.
Në foto: Gjyqatari Kushtrim Shyti, babai i tij, dëshmori i kombit Mustafë Shyti dhe halla e Kushtrimit, heroina ish e burgosura politike, Sevidje Shyti.









