Vasfije Krasniqi përlotet gjatë fjalimit, merr duartrokitje nga Kuvendi

Ish-deputetja Vasfije Krasniqi, e cila është mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, është përlotur përgjatë fjalimit të saj në seancën solemne në nder të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Krasniqi s’ka arritur t’i mbajë lotët teksa ka folur për stigmat dhe sfidat që të mbijetuarit e dhunës seksuale përballen në jetën e tyre.

“Unë qëndroj para juash si një zë që nuk zgjodhi heshtjen kurrë. 14 prilli nuk është vetëm një datë për mua, është një datë që ndez kujtimet, që ndryshoi jetën time përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ky Kuvend bëhet një vend i veçantë i kujtesës, ku dhimbje s’fshehet por ndriçon. Qirinjtë që i ndezëm sot, nuk përfaqësojnë vetëm një moment ceremonial, por përfaqësojnë jetën tonë, kujtimet tona dhe forcën tonë për të vazhduar përpara”, ka deklaruar Krasniqi.

Përgjatë fjalimit ajo është emocionuar dhe përlotur, e cila më pas është mbështetur me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në seancë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit