Emrush Gashi dyshohet se ka kryer vetëvrasje në burgun e Francës – ishte i akuzuar për vrasjen e vëllait të vet

Emrush Gashi, një i akuzuar për vrasje të rëndë në fshatin Tërbovc të Lipjanit, ka vdekur në rrethana të dyshimta në një burg francez ndërsa ndodhej në pritje të ekstradimit për në Kosovë.

Gashi, i cili akuzohet nga autoritetet kosovare për vrasjen e vëllait të vet në vitin 2018, është gjetur pa shenja jete në qelinë e burgut. Dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda qelisë.


Gashi ishte arratisur nga Kosova pas vrasjes që dyshohet se e kreu në Tërbovc të Lipjanit.

Ai u kap në vitin 2021 nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër tij.


Autoritetet kosovare dhe ato franceze po zhvillonin procedurat për ekstradimin e tij. Ai pritej të gjykohej në Kosovë për rastin që tronditi Lipjanin para tetë vitesh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit