Luftëtari i Koshares rrëfen takimin me Agim Ramadanin dhe vrasjen e tre shokëve të tij gjatë një prite…

Bashkëluftëtari i dëshmorit të kombit Fadil Maloku “Mortaja”, Jeton Pajaziti, në rrëfimin e dytë ekskluziv për GazetaKosova.net, thotë se pasi që ishin me një numër të vogël, ndërsa forcat serbe ishin në numër shumë më të madh, si në njerëz ashtu edhe në teknikë ushtarake, dhe u kishin shkaktuar humbje në ushtarë (ushtrisë serbe), u detyruan të tërhiqen me qëllim që të mos rrezikohej popullata civile.

Ai thotë se, edhe pse kishin mundësi t’u shkaktonin humbje të tjera ushtarëve serbë, duke e ditur se ato forca barbare do të hakmerreshin ndaj popullatës civile, u kishte ardhur urdhri pas 10 ditësh, gjegjësisht më 2 gusht 1999, që të tërhiqeshin.

“Sipas planit operativ ne vazhduam për në drejtim të fshatrave Rracaj, Skivjan, Dujakë, Baballoq, Gllogjan dhe kemi arritur në Isniq. Aty pauzuam pak dhe kam dëgjuar mes radios se në Madanaj forcat serbe e kishin vrarë axhën tim Nek Pajazitin si dhe djalin e axhës Qerimin e kishin plagosur rënd në këmbë të cilët atë kohë ishin pjesë e UÇK-së. Ne më pas kemi vazhdua në Propaqan ku kuptuam se Komandant ishte Tahir Zema, aty jemi mirëpritur ku me një numër të ushtareve që ishin në Prapaqan është vendosur që të shkojmë për në Shqipëri për furnizim të serishëm me armatim, municion dhe predha, po ashtu për obligim kem marr që një numër të rrezikuar të popullatës civile ti marrim me vete ti sigurojmë dhe ti dërgojmë në Shqipëri”, tregon ai.

“Me të arritur në bjeshkët e Isniqit dikund rreth orës 7 apo 8 kemi ra në pritë të armikut serb, ku në zjarrin e parë të befasishëm që u hap në ne, me sa më kujtohet 3 dëshmor kanë ra dhe disa të plagosur ku në mesin e tyre dy bashkëvendësit e mi: Ali Rama dhe Qaush Musa, mirëpo vlen të ceki se ne mesin e të plagosurve ishte dhe bashkëluftëtarja Lule Tahirsylaj nga fshati Isniq”, pohon ai.

Sipas tij, UÇK-ja ishin të armatosur të gjithë, pasi që ua kishin lënë armët bashkëluftëtarëve, kurse këta ishin drejtuar për furnizim me armatim.

Ndërsa të plagosurit kanë arritur të tërhiqen, kurse për tre dëshmorët e rënë nuk dihet se çfarë ka ndodhur, pasi që vetë nuk kishin mundësi për t’i tërhequr dhe ka qenë urdhër që i gjalli të mos rrezikohet për të vdekurin.

“Ne jemi detyruar me të plagosurit që prapë të kthehemi në Isniq për trajtimin e tyre, po sa kemi arritur në Isniq menjëherë kemi njoftuar Shtabin në Isniq për tre dëshmorët e rënë me qëllim të tërheqjes së tyre”.

“Duke pasur parasysh se nevojitej armatimi, ne brenda javës prapë jemi përgatitur dhe kemi marrë rrugën për në Shqipëri, mirëpo në drejtim tjetër: Gjakovë, Gerqin, Kushllin, maja e Pashtrikut te stanet dhe kemi arritur në Cahan ku jemi mirëpritur dhe pas dy ditësh kemi vazhduar për në Bajram Curr për t’i takuar bashkëluftëtarët dhe zinxhirin komandues. Vlen të ceki se, së pari kam vizituar të afërmit e mi, dajtë e nënës në Tropojë tek familja e Idriz Qelës, më pas vizitova dhe dajën tjetër në Bajram Curr – dajën Xhemajl, pasi që kishim lejen nga zinxhiri komandues që t’i vizitonim të afërmit dhe të informoheshim nga ta nëse kanë ndonjë informacion për familjarët tanë, pasi që koha nuk premtonte se së shpejti do t’i ktheheshim luftimeve në Kosovë. Në Bajram Curr kam takuar dy bashkëluftëtarë, njëri ka qenë Ismet Maloku i cili më ka njoftuar se janë vendosur në QSU në Papaj si dhe janë duke u përgatitur prapë me iu kthyer luftimeve, ku familja ime edhe më tej gjendej në Dobrosh, Kosovë”.

Në QSU në Papaj të Shqipërisë thotë se kanë arritur më 10.10.1998.

“Aty për herë të parë kam takuar Agim Ramadanin i cili më ka intervistuar dhe është informuar rreth meje dhe aktivitetit tim të mëhershëm, ku në mesin e tyre kishte bashkëluftëtarë që njiheshim edhe nga fillimi i luftës”, rrëfehet ai.

Pajaziti thotë se, pasi e kuptoi Agimi se armatimin e lehtë di ta përdorë, i tha: çfarë njësie dëshiron që të kyçesh tek ne?

“Unë iu përgjigja se, për mua është krejt njëjtë, kudo që më caktoni unë do t’i përgjigjem me plot vullnet dhe dëshirë për të luftuar dhe çliruar vendin tonë”.

“Gjatë intervistimit tim ishte prezent Feriz Terzhnjeva i cili tha se ky duhet të vijë në njësinë time në artilerinë e lehtë, veprim me top 75 mm. Menjëherë më sistemuan në këtë njësi, ku të nesërmen kemi filluar me ligjëratat teorike dhe praktike për njohjen e topit 75 mm si dhe përdorimin, duke i përfshirë të gjitha llojet e armatimit të krahut që posedonim, përpos armës kryesore – topit 75 mm si dhe armës personale PA-47. Duhet cekur se para thyerjes së kufirit me komandant Ferizin, disa ditë kemi bartë municion, predha për top 75 mm dhe i kemi deponuar në vijën e frontit pa u hetuar nga armiku me ndihmën e vëzhguesve. Stërvitjet, gjegjësisht përgatitjet intensive, kanë vazhduar deri në thyerjen e kufirit me datë 9 prill 1999”. Vazhdon…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit