Jonida Maliqi lë garën e “Ferma VIP 3”

Pas prime-it të mbrëmshëm të “Ferma VIP 3”, në orët e para të mëngjesit, Jonida Maliqi vendosi të largohej nga ferma, duke surprizuar shumicën e banorëve dhe publikun.

Në një takim me fermerët, ku disa prej tyre u emocionuan deri në lot për shkak të lidhjes që kishin krijuar me të, Jonida e bëri të qartë se ky ishte një vendim i menduar mirë.

“E kisha ndarë mendjen. Të premten do ikja, por s’doja të bëja drama,” u shpreh ajo disa herë, duke shtuar: “Më besoni, jam më e lumtur kështu, jam më e qetë kështu. E kisha vendosur… vetëm se sot është pak më përpara”.

Jonida u bë pjesë e “Ferma VIP 3” që nga fillimi, më 28 mars 2026, dhe konsiderohej një nga emrat më të fortë të këtij edicioni, jo vetëm për lojën, por edhe për profilin e saj publik. Megjithatë, rrugëtimi i saj nuk kaloi pa dinamika.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit