Hajnat godasin në Marigona Residence, zhduket kasaforta me mbi 50 mijë euro – hajnat marrin edhe kamerat

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në kompleksin luksoz “Marigona Residence”, që është nën komunën e Graçanicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë kasafortën me para dhe stoli me vlerë të lartë.

Ngjarja është raportuar më 13 prill rreth orës 21:20, në shtëpinë e një shtetasi turk, të njohur për lagjen.

Ankuesi A. Atici, ka deklaruar se pasi ka shkuar në shtëpi, fillimisht ka vërejtur se dera ishte e hapur, duke menduar se mund të ishte harruar ashtu.

Por sapo kanë hyrë brenda, kanë kuptuar se bëhej fjalë për vjedhje, pasi nga dhoma mungonte kasaforta, si dhe një set i kamerave të sigurisë.

Sipas deklarimit të tij, në kasafortë kanë qenë rreth 9 deri në 10 mijë euro para të gatshme, si dhe orë dhe stoli ari, me një vlerë totale që shkon deri në rreth 50 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë nisur ekzaminimin dhe mbledhjen e provave.

Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Kujtojmë se vjedhjet e tilla në këtë lagje kanë ndodhur dhe më parë, ndërkaq policia asnjëherë nuk ka arritur t’i zbardh deri më tani.

Hetimet janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit