KFOR-i me 48 mijë trupa udhëhiqej nga një gjeneral, në Drenicë dolën 9 ‘gjeneralë’! Deklarata e fortë e Gazmend Halilajt trazon opinionin

Avokati Gazmend Halilaj ka bërë një deklaratë të fortë që ka nxitur reagime në opinionin publik, duke krahasuar disiplinën ushtarake të forcave ndërkombëtare me realitetin pasluftës në Kosovë.

Ai rikujton hyrjen e KFOR-it në vitin 1999, duke theksuar strukturën e organizuar dhe zinxhirin komandues:

“Në vitin 1999, kur hyri KFOR-i në Kosovë, nga 48 mijë trupa – përfshirë edhe skuadriljet e helikopterëve, artilerinë dhe gjithçka tjetër – udhëhiqeshin vetëm nga një gjeneral: Michel Jackson.”

Sipas tij, kontrasti me situatën në terren ishte i theksuar:

“Kur kanë ardhur në Drenicë, vetëm në një fshat i kanë gjetur 9 ‘gjeneralë’. Katër prej tyre nuk dinin as të tregonin se çfarë grade kishin, por thoshin: ‘edhe unë jam si Baci’.”

Halilaj kritikon ashpër fenomenin që, sipas tij, vazhdon edhe sot:

“Nëse i shihni duke u sjellë fort kah Varrezat e Dëshmorëve apo të mbështjellë me flamuj – liria ka emër – dijeni që shumica prej tyre janë duke e vjedhur rrymën.”

Deklarata e tij ngre pyetje mbi keqpërdorimin e vlerave të luftës dhe simbolikës kombëtare, duke kërkuar reflektim dhe përgjegjësi në shoqëri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit