Gazetari Lirim Mehmetaj me akuza të ashpra ndaj disa figurave të medias dhe politikës në Kosovë.
Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë një reagim të ashpër publik, duke kritikuar gjendjen në disa media në Kosovë dhe duke ngritur akuza ndaj disa gazetarëve dhe politikanëve.
Ai ka përmendur rastin e gazetarit Kushtrim Sadiku, duke thënë se paraqitja e tij në një emision prime time ka qenë e papranueshme, ndërsa ka shtuar se ky nuk është një rast i izoluar në media.
Sipas Mehmetajt, një pjesë e gazetarëve që ai i cilëson si “elitarë” jetojnë, siç tha ai, me stil të shfrenuar dhe të papërgjegjshëm, duke përfshirë konsumim të alkoolit dhe substancave të tjera. Ai pretendon se kjo situatë ndikon edhe në cilësinë e gazetarisë dhe në krijimin e rretheve të mbyllura brenda mediave.









