“Ec more baje b*then, na jemi në siklet tonin“/ Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Ferizaj, ndalohet për 48-orë një person

Një person është ndaluar lidhur me rastin e vdekjes së një 59-vjeçari në vendin e punës në Ferizaj.Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, N.E. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Ferizaj, 13 Prill 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale N.E., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Rastin fillimisht e konfirmoit sot zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”, ka thënë Veseli.


Gazeta raportoi se i ndjeri ishte i angazhuar në kompaninë Kinemaja e Re.

Gazeta ka provuar të kontaktojë me kompaninë, mirëpo me një gjuhë vulgare kanë refuzuar hapësirën për koment.

“Ec more baje b*then, na jemi në siklet tonin“, është shprehur përfaqësuesi i kompanisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit