Që prej eliminimit të saj të shtunën mbrëma në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania”, mbështetja për Brikena Selmanin ka qenë masive dhe e pandalshme. Për një pjesë të madhe të publikut dhe ndjekësve të formatit, ajo e meritonte plotësisht një vend në finale.
Gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme, Briki u veçua për kulturën, qetësinë, elegancën dhe modelin e shkëlqyer të një vajze me vlera që përcolli në ekran.
Ky vlerësim nga publiku nuk mbeti vetëm në fjalë, por u përkthye menjëherë në një rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale. Të shtunën pas mesnate, fill pas momentit kur u njoftua eliminimi i saj, llogaria e Brikit numëronte rreth 298 mijë ndjekës.
Megjithatë, reagimi i njerëzve ishte i menjëhershëm. Siç mund të shihet qartë edhe nga profili i saj aktual, numri i ndjekësve ka pësuar një “boom” të vërtetë, duke kapur shifrën prej 344 mijë ndjekësish.
Një rritje e tillë e menjëhershme prej afro 46 mijë ndjekësish brenda një kohe kaq të shkurtër është një tregues i qartë: ndonëse rrugëtimi i saj drejt çmimit të madh u ndërpre në gjysmëfinale, Briki arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të kthehet në një nga personazhet më të dashur të këtij edicioni.










