Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pas humbjes së Viktor Orban në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë.
Tahiri ka thënë se nëse në Hungari popullizmit i ka ardhur fundi, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Kosovë.
“Nese ne Hungari nuk ka pi ma uje popullizmi dhe i ka ardhe fundi, e njejta duhet edhe mundet me ndodhe ne Kosove, me 7 ose 14 qershor 2026”, ka shkruar Tahiri.
Në numërimin e më shumë se 60 për qind e votave të zgjedhjeve në Hungari, Péter Magyar nga Tisza ka marrë 52,80 për qind të votave apo 137 ulëse parlamentare. Ndërkaq, kandidati i FIDESZ-KDNP, Viktor Orban ka 38,55 për qind të votave. Kjo parti ka siguruar deri më tani 55 ulëse.









