Shala: Turqia ka siguruar shumë njohje për Kosovën

Gazetari dhe aktivisti Blerim Shala ka deklaruar se Turqia ka luajtur rol të rëndësishëm në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë.

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Shala theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i politikës së presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke ndikuar në vazhdimin e procesit të njohjeve ndërkombëtare.

Ai shtoi se edhe shtetet rajonale dhe evropiane janë përfshirë në këtë proces, përfshirë Slloveninë dhe Kroacinë, të cilat kontribuuan në Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, njëra përmes një teksti të shkruar dhe tjetra me mbrojtje verbale.

Sipas Shalës, rasti i Kosovës në GJND u shndërrua në një projekt të gjerë evropian dhe perëndimor, me synimin që të konfirmohej ligjshmëria e shpalljes së pavarësisë, duke qenë se në të kundërtën do të vihej në pikëpyetje e gjithë ndërhyrja ndërkombëtare që nga viti 1999.

Turqia ka siguru shumë njohje për Kosovën, për shkak të politikës së njohur të presidentit Erdogan prandaj vazhdoi ai proces, ne edhe shtetet rajonale u inkuadruan në GJND, edhe Sllovenia dhe Kroacia, njëra me tekst të shkruar, tjetra me mbrojtje verbale. Do të thotë u bë një projekt evropian dhe Perëndimor që Kosova duhet ta fitojë këtë rast, sepse ndryshe nuk bën. Sepse atëherë kontestohet e gjithë ndërmarrja ndërkombëtare, jo vetëm prej 2005 deri 2008, por prej 1999”, tregoi Shala.

Në këtë kontekst, Surroi shtoi se argumenti i Sllovenisë ishte i lidhur me procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavia dhe me të drejtën kushtetuese të vitit 1974, duke e vendosur Kosovën në një vijë të ngjashme me republikat e tjera të asaj kohe.

Ndërkaq, Shala theksoi se Kosova i kishte përmbushur kriteret e Konventës së Montevideos, duke përfshirë territorin, kufijtë, pushtetin qendror dhe aftësinë për të zhvilluar marrëdhënie ndërkombëtare.

Ai nënvizoi gjithashtu se përmes pakos së Martti Ahtisaarit, Kosova ka marrë zotime për trajtimin e komuniteteve pakicë, veçanërisht komunitetit serb.

Megjithatë, sipas tij, edhe përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, ka pasur pasiguri për rrjedhën e proceseve në të ardhmen, përfshirë mundësinë e një dialogu të ri me Serbia, i cili më vonë edhe u bë realitet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit