Kurti nga Londra premton Çmime Tavan që “do të kufizojnë fitimin” e tregtarëve

Mes një paneli prej katër vetash në ODI Global në Lodër, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, pyetur për vendin e vet se si po ecën në përballje me krizën globale të naftës, e nisi me një zbërthim të kuptimit origjinal të fjalës “krizë.”

Tha se vjen nga greqishtja e lashtë, që do të thotë “pikë kthese e një sëmundje” dhe se qeverisjen e kishte nisur mu në kohën e pandemisë dhe artikuloi si “krizë në lidhje me një sëmundje.”

Kështu tre bashkëbiseduesve të tij ai u tregoi se është i formësuar nga krizat: prej pandemisë, luftës në Ukrainë dhe krizës së energjisë.

Por, “me kabinetit tim të mirëarsimuar dhe të klasës së mesme, që nuk duan të pasurohen nga politika”, Kurti tha se ia doli ta zhvillojë vendin e tij edhe “midis krizave.”

Për më tepër, veten e dha me shembull të një shkrirje mes dy filozofëve kanonikë grekë: Platonit dhe Aristotelit. “Si te piktura e Rafaellit: nuk është vetëm Platoni me gisht përpjet te idetë, por është edhe Aristoteli. Dhe, na duhet ky kombinim”, tha ai.

“Mbase Qeveria jonë ishte me fat sepse prej kur erdhëm, erdhëm drejt në krizë. Neve nuk na u dha muaj mjalti e pas të cilës do të kishte krizë. Ne hymë midis krize. Në shkurt 22 pandemia dhe kur u ktheva mars 21 ishte mungesa e vakcinave. Që nga greqishtja antike fjala krizë derivon si ‘pikë kthese në sëmundje’, kjo është çka fjala krizë do të thotë në origjinë. Ndërsa ne kishim krizë në lidhje me sëmundje. Që ndodhj një herë në shekull. Dhe pastaj qeveria e kaluar s’ma la asnjë kontratë për vakcina.


Të gjithë ne u desht të përvishemi dhe të ballafaqohemi ashpër me gjendjen që definitivisht mund të të vras. Por, nëse ia del të mbijetosh, dhe jo domosdoshmërisht je në dijeni, atëherë bëhesh shumë i fortë, dhe kjo është çka ndodhi me qeverinë tonë. Dy herë që u hymë në qeveri midis krize. Dhe pastaj kishim krizë tjetër, që ndodh një herë në gjysmë shekulli, dhe kjo ishte kriza e inflacionit, lufta në Ukrainë. Dhe pastaj hymë menjëherë në krizën tjetër, krizën e energjisë që ishte më e rënda e shekulit”, tha Kurti.

“Sidoqoftë, me kabinetit tim të mirëarsimuar e të klasës së mesme, njerëz që s’duan të pasurohen nga politika, që kuptojnë se politika është shërbim dhe përpjkeje, ne ia dolëm ta kthejmë antikorrupsionin në rritje, lirinë në zhvillim, dhe virtytin në besim. Prandaj, nëse reflekton virtyt nga qeveria, njerëzit të besojnë. Dhe prandaj gjatë mandatit tonë mbështetjen e kemi të lartë. Ne ia dolëm duke luftuar ashpër krizat e shumta. Sërish, sikur kjo të mos mjaftonte, kishim kriza të sigurisë. Sepse fqinji ynë Serbia që nuk na njeh, organizoi disa inkurzione brenda territorit tonë.”

Kurti shtoi se rritjen ekonomike “mesatare” për pesë vite e ka arritur në 5% “asnjëherë duke mos rënë nën 4%, vetëm vitin e fundit, dhe sivjet sërish rreth 4%” dhe tha se është optimist për punën e kabinetit të tij në zhvillimin ekonomik të vendit.

Këtu tha ai “do të kufizojmë fitimet” e tregtarve me çmimet tavan që do ta çojë për miratim në Kuvendin e Kosovës sepse kështu është “takti brenda shoqërisë.”

“Në njërën anë kemi çmimet tavan për produke bazë që është ligji i ri që do ta çojmë në parlament që të kujdesemi për konsumatorin, dhe në anën tjetër duhet të kufizojmë fitimin. Sepse duke pasur këtë takt brenda shoqërisë, ju e mbani kohezionin social. Pra, ligji e sundimi ligjit janë të patejkalueshme për të mbajtur kohezionin social, por nuk është boll. Drejtësia në gjykata, nuk është boll. Duhet drejtësi sociale po ashtu. Gjë që në fakt të parandalon të shkosh në gjykatë. Pra në këtë aspekt ne jemi pozitiv si shembull. Nuk ka garancion që kjo do të zgjasë nëse ne nuk marrim mësimet.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit