Bajrami: Gjithçka për qytetarët është bërë më e shtrenjtë, Kurti shet mend e flet për “stabilitet ekonomik”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me rritjen e çmimeve dhe situatën ekonomike në vend.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ku inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, Bajrami tha se qytetarët po përballen çdo ditë me rritje të kostos së jetesës.

Sipas saj, çdo gjë që u nevojitet qytetarëve është bërë më e shtrenjtë, ndërsa Qeveria po flet për “stabilitet ekonomik” jashtë vendit.

Ajo kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se qytetarët po e paguajnë “krizën ekonomike” çdo ditë, ndërsa sipas saj suksesi i tij i vetëm ka qenë mënyra e fitimit të zgjedhjeve.


Bajrami theksoi se situata aktuale ekonomike po rëndon drejtpërdrejt jetën e qytetarëve në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit