E pabesueshme, ja sa miliona dollarë fituan në meçin e çmendur të mbrëmjes 

Boksieri Tyson Fury dhe Arslanbek Makhmudov kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga përballja e tyre e fundit në ring, me diferencë të theksuar në favor të britanikut.

Sipas raportimeve, Fury ka arkëtuar rreth 23.5 milionë dollarë nga ky duel, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej boksierëve më të paguar në botë.

Në anën tjetër, Makhmudov ka përfituar rreth 2.7 milionë dollarë, një shumë dukshëm më e ulët krahasuar me kundërshtarin e tij.

Diferenca prej mbi 20 milionë dollarësh pasqyron qartë peshën komerciale dhe popullaritetin e madh që gëzon Fury në arenën ndërkombëtare të boksit, ku ai vazhdon të mbetet një ndër figurat më tërheqëse për publikun dhe organizatorët.


Megjithatë, edhe pse kjo pagesë është e konsiderueshme, ajo raportohet të jetë më e ulët se fitimet që Fury ka realizuar në duelet e tij të mëparshme, veçanërisht në përballjet e mëdha kundër emrave si Oleksandr Usyk apo Deontay Wilder.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit