Këta janë dy personat që u përfshinë në rrahje për pronë në Vranidoll, përfundojnë në ndalim 48 orë

Një konflikt për çështje pronësore ka eskaluar në përleshje fizike në fshatin Vranidoll të Prishtinës, duke përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe ndalimin e dy personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa rasti është raportuar si sulm.

Në këtë incident janë përfshirë I. K. (74 vjeç) dhe V. K. (66 vjeç), të cilët pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronën kanë kaluar nga debatet në përleshje fizike.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një dëshmitar, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët në Stacionin Policor “Veriu” për intervistim.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është në procedurë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit