Një incident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Sekiraçë të Podujevës, ku një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar me sulm fizik mes dy personave.
Sipas raportit, i dyshuari ka sulmuar viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke shkaktuar një përleshje mes tyre.
Të dy palët kanë marrë tretman mjekësor për lëndimet që kanë pësuar gjatë incidentit.
“Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre. Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.









