Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë pozitivisht në uljen e tensionir rë lartë të gjakut, sidomos tek të moshuarit.

Sipas American Heart Association, kjo gjendje, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në komplikime serioze si infarkt, goditje në tru dhe dështim të zemrës.

Studimi, i publikuar në Free Radical Biology and Medicine, përfshiu 78 pjesëmarrës të ndarë në grupmosha të ndryshme.

Ata konsumuan lëng panxhari të pasur me nitrate ose pije placebo për dy javë, me qëllim vlerësimin e ndikimit në tensionin e gjakut.

Rezultatet treguan një ulje të lehtë të tensionit vetëm tek të moshuarit. Ekspertët shpjegojnë se efekti lidhet me bakteret e gojës, të cilat ndihmojnë në shndërrimin e nitrateve në oksid nitrik, një substancë që relakson enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin.

Megjithatë, specialistët theksojnë se nevojiten më shumë studime dhe se lëngu i panxharit nuk zëvendëson një stil jetese të shëndetshëm, i cili mbetet thelbësor për kontrollin e tensionit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit