spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Një vit nga sulmi në Banjskë/ Gjinovci reagon ashpër: Në këtë ditë nuk po mund të duroj hipokrizinë e shumicës së ambasadorëve…

Sot janë bërë një vit nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.

Udhëheqësit e Kosovës dhe ambasadorë të huaj në vend e kanë shënuar këtë të martë, duke e nderuar “sakrificën” e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku.

Analisti Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër ndaj ambasadorëve të huaj që sipas tij vetëm po “kërkojnë të dënohen përgjegjësit”, e nuk kanë asgjë konkrete në lidhje me sulmuesit që po mbahen të lirë në Serbi.

Reagimi në Facebook:

Në këtë ditë sun pe baj hipokrizinë e shumicës së ambasadorëve: “Kërkojmë të dënohen përgjegjësit”, “Kërkojmë përgjegjësi”, “Autorët ndodhen të lirë në Serbi”.

Po, edhe? Ju po na informoni neve qytetarëve a çka?

Prej kujt kërkoni përgjegjësi? Ku janë ata përgjegjës? Kush po i mbron? Pse ka Kosova sanksione e Serbija që i mbron jo?

Çka po ju dokëm na juve, që hajna bari a? Bajuni, të paktën mos folni kurgjo, masi s’po mundeni me thanë kurgjo përmbajtësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit