Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ngacmim”.
Sipas njoftimit, rasti është iniciuar pas një ankese të paraqitur nga një qytetare, e cila ka denoncuar veprime të kundërligjshme të dyshuara nga ana e zyrtarit policor.
Raportohet se i arrestuari është Enis Murataj, i cili është i angazhuar në Drejtorinë Rajonale të Veriut.
Ai dyshohet se e ka kërcënuar ish të dashurëren e tij me publikimin e disa videove private, në rast se ajo nuk do t’i bindej kërkesave të tij. Dhe se viktima kishte pasur probleme të vazhdueshme me të për një periudhë kohore.
Me vendim të prokurorit kompetent, Muratajt i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.










