Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ngacmim”.
Sipas njoftimit, rasti është iniciuar pas një ankese të paraqitur nga një qytetare, e cila ka denoncuar veprime të kundërligjshme të dyshuara nga ana e zyrtarit policor.
Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Raportohet se i njëjti dyshohet se e ka kërcënuar ish të dashurëren e tij me publikimin e disa videove private, në rast se ajo nuk do t’i bindej kërkesave të tij. Dhe se viktima kishte pasur probleme të vazhdueshme me të dyshuarin për një periudhë kohore.









