Kurti përmbyll vizitën në Londër, ndërsa Kosova mbetet ende “pa zot shtëpie”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Londër, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, institucione financiare dhe figura akademike.

Gjatë vizitës, Kurti u takua me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me drejtues të institucioneve si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, investimet dhe mbështetjen për projektet infrastrukturore në Kosovë.

Ai gjithashtu mori pjesë në panele ndërkombëtare dhe konferenca për sigurinë globale dhe shtetndërtimin ekonomik, ku u diskutua edhe për sfidat e sigurisë në rajon dhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.


Vizita përfshiu edhe takime me ekspertë dhe akademikë të njohur të politikës dhe historisë.

Megjithatë, pavarësisht aktivitetit të dendur diplomatik dhe diskutimeve për të ardhmen e shtetit, Kosova vazhdon të mbetet pa president të zgjedhur, një çështje që po ndikon në skenën politike të vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit