Dikur kundër Kosovës, sot vet serbët e urrejnë serbin! Tani rreshtohet me boshnjakët 

Tenisti më provokator në botë, serbi Novak Gjokoviq, që në rrethana normale moti u dashtë edhe të përjashtohet nga garat ndërkombëtare, për sjellje provokuese dhe nacionaliste e fyese ndaj shtetit të Kosovës.

Ky provokator, dikur krah i fortë i Aleksandër Vuçiqit dhe e bënte zhurmuesin ptër ttë, por sot njerëzit e tij janë kundër tij.

Njerëzit e Vuçiqit e urrejnë Gjokoviqin dhe e quajnë të dështuar.

Gjokoviqi tani u rreshtu me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Ai ka qenë i pranishëm në ndeshjen Bosnja dhe Hercegovina e Italia në Zenicë, ku ka shkaktuar reagime të ashpra nga një pjesë e opinionit publik serb. Kritiku më i zëshëm ishte gazetari Dragan J. Vuçiçeviq, i cili e sulmoi ashpër tenistin me fyerje të rënda.

Gjokoviq e quajti fitoren e Bosnjës dhe kualifikimin për Kupën e Botës si një “sukses historik” dhe një “spektakël”, ndërsa kapiteni i kombëtares boshnjake, Edin Xheko, tha se ardhja e Gjokoviqit tregon “çfarë njeriu është ai””, shkruan mes tç tjera media kroate “Veçernj List”.

Dragan J. Vuçiçeviq, pronar dhe kryeredaktor i tabloidit serb “Informer’, i njohur për afërsinë me regjimin në Serbi, pra me kuzhinën e Vuçiqit. Ai shfrytëzoi rastin për ta sulmuar sërish tenistin serb.

Në deklaratën e tij, Vuçiçeviq e lidhi praninë e Gjokoviqit me suksesin e Bosnjës dhe dështimin e Serbisë në kualifikuese. “Nuk ka asnjë serb që ka mbështetur Bosnjën kundër Italisë”, tha ai, Para se ta sulmonte drejtpërdrejt tenistin:

“Po, Novak Gjokoviq ishte në Zenicë.

Dhe po e them sërish, ai është një tenist i dështuar, nuk ka fituar asgjë që kur filloi të ‘pompojë’, dhe nuk do të fitojë më kurrë”.

Gjithçka filloi kur tenisti Gjokoviq mbështeti publikisht protestat civile në Novi Sad, veçanërisht studentët që reaguan pas shembjes së një strehe.

Me këtë veprim, sipas mediave pranë pushtetit, ai u perceptua si kritik ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjë që e bëri objekt sulmesh mediatike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit