Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj në një postim të tij në facebook ka komentuar vendimin e Komunës së Skenderajt, për mbylljen e ambulancave serbe.
“Ndoshta nuk do t’i mbyllte këto ambulanca, po të mos e dinte se Qeveria ka në plan t’i mbyll ato”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Merreni me mend, 27 vjet pas lufte, kryetari i Skenderajt “zbulon” dhe mbyll dy ambulanca serbe në qytet. Për komunën serbe në midis Skenderajt nuk e kish pasë ditur. Ndoshta nuk do t’i mbyllte këto ambulanca, po të mos e dinte se Qeveria ka në plan t’i mbyll ato.
Pse t’i marrë të gjitha meritat Kurti?
Jam kureshtar të dij se a ka ende edhe ndonjë strukturë paralele të Serbisë në Skenderaj?









