Një incident i rrezikshëm për pak sa nuk përfundoi tragjikisht për një balerinë në Kinë, e cila mbeti e plagosur gjatë një performance pranë detit.
Gjatë interpretimit, fustani i saj u përfshi nga flakët, teksa ajo po performonte me një rreth metalik të ndezur si pjesë e koreografisë. Në një moment, zjarri u përhap me shpejtësi në veshjen e saj.
E frikësuar, balerina vrapoi drejt detit dhe u hodh në ujë për të shuar flakët. Sipas mediave kineze, ajo ka pësuar djegie, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe po merr trajtim në spital.









