spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Sveçla: Serbia është përgjegjëse për vrasjen e Afrim Bunjakut, t’i dorëzojë sa më parë terroristët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku, gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Sveçla ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë.

“Përgjegjësia për vrasjen e Heroit Afrim Bunjaku dhe organizimit të atij sulmi terrorist është drejtpërdrejtë e Serbisë. Drejtësia është e pashmangshme dhe Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë”, ka shkruar ai.

Tutje, Sveçla ka thënë se rreshteri Afrim Bunjaku teksa dha jetën në mbrojtje të Kosovës ka dhënë një mesazh të qartë.

“Mesazhi që dha Rreshter Afrimi është i qartë, terrorizmin e luftojmë me çdo kusht. Rruga që trasoi Afrimi është e përditshmja jonë bashkë me kolegët e tij, sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme.

Në postim Sveçla ka bashkëngjitur fotografitë nga vizita tek familja e Bunjakut dhe ato nga homazhet tek varri i tij, e po ashtu nga përurimi i rrugës “Afrim Bunjaku” në Banjskë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit