Ky është shtetasi amerikan që humbi jetën në Prevallë pas rrokullisjes me motor

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së enjtes në Prevallë të Prizrenit, ku një shtetas amerikan ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor.

Viktima është Angel Antonio Romo (24-vjeç), i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin dhe është rrokullisur, duke pësuar lëndime fatale.

Rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, ekipet emergjente, zjarrfikësit si dhe njësitë përkatëse hetimore.

Sipas mjekëve të emergjencës, i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.


Në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetimet rajonale dhe krim-teknika, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe dokumentimin e provave.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit