Presidenti “askund”, Kurti në Londër – afati kushtetues drejt fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizja Vetëvendosje, po qëndron për vizitë në Londër me ftesë të Qeverisë britanike, në një kohë kur vendi ndodhet përballë afatit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë nga afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila kishte dhënë një shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Pas këtij vendimi, Kurti është takuar vetëm me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, por pa ndonjë rezultat konkret.

Ndërkohë, një takim me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ende nuk ka ndodhur. Nga kjo parti kanë kërkuar seriozitet dhe një ftesë zyrtare për takim. Mbetet të shihet nëse Kurti do të takohet me Hamzën pas kthimit nga Londra.


Sipas vendimit të Kushtetueses, Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në rast se kjo nuk ndodh, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja dhe Kuvendi shpërndahet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit