Kurti pritet nga sekretarja britanike: Serbia dhe Rusia kërcënim për sigurinë

Kryeministri Albin Kurti ka informuar sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, për kërcënimet e Serbisë dhe ka përsëritur parakushtet për vazhdimin e dialogut me këtë shtet.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit në Londër, Kurti ka theksuar se Serbia, me mbështetjen e Rusisë, po vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, duke operuar me 48 baza ushtarake të përparuara rreth kufirit.

“Kurti e informoi Sekretaren Cooper për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë, përfshirë operimin me 48 bazat ushtarake të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën. Lidhur me dialogun me Serbinë, ai përsëriti tri parakushtet për vazhdimin e procesit: dorëzimin nga Serbia të kryekriminelit Milan Radoiçiq, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht obliguese të bazuar në njohje të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka vlerësuar si të forta dhe qëndrueshme marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke e konsideruar këtë shtet si partner strategjik kyç.


Në takim është diskutuar gjithashtu për investimet në mbrojtje dhe ushtrimet e përbashkëta ushtarake, si dhe për zbatimin e plotë dhe gradual të Ligjit për të Huajt.

Kryeministri ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimi Evropian mbetet themelor për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit