Ali Ahmeti letër ndërkombëtarëve për zhvillimet në Maqedoni të Veriut, përfshirë çështjen e gjuhës shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se kryetari i saj, Ali Ahmeti, ka dërguar një letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë lidhur me zhvillimet e fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit, letra e datës 3 prill i është përcjellë gjithashtu ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, liderëve botërorë dhe personaliteteve të njohura ndërkombëtare.

Në hyrje të letrës, Ahmeti ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të BDI-së ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik, si dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Ai ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit politike që prekin këto arritje, duke përfshirë heqjen e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe iniciativat për minimin dhe kontestimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes letrës, Ahmeti ka kërkuar angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për ruajtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit