‘Zarf i zi’, rrjeti ndizet pas kërcënimit të Mirit ndaj Mateos

Spektakli i mbrëmshëm ka lënë pas tensione të forta brenda shtëpisë, ku protagonistë absolutë janë bërë Miri dhe Mateo.

Pas Prime-t, një debat i ashpër mes të dyve ka kaluar limitet e lojës nga ana e Mirit, duke bërë që rrjeti të ziejë nga reagimet dhe kërkesat për masa ekstreme nga produksioni.

Gjatë debatit ballë për ballë, Miri e ka kërcënuar Mateon duke i thënë se do të “takohen jashtë”. Kur Mateo e pyeti hapur nëse ky ishte një kërcënim, Miri e pohoi pa hezitim duke shkuar edhe më tej.

Ai përdori fjalë të rënda duke përfshirë familjen: “Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë”. Kur Mateo e pyeti se çfarë do të bënte, ai ia preu shkurt: “Do ta tregoj jashtë!”.

Kjo video ka bërë menjëherë xhiron e të gjitha rrjeteve sociale, duke ngjallur indinjatë të madhe te ndjekësit. Komentues të shumtë po kërkojnë me ngulm një “Zarf të Zi”, pasi e konsiderojnë këtë gjuhë presioni dhe ofendimi familjar krejtësisht të papranueshme për formatin.

Reagimeve të publikut u është bashkuar edhe komentuesi i njohur i formateve reality, Pleurat Menaxheri. Përmes një videoje të publikuar në TikTok ai ka theksuar se kjo situatë ka kaluar çdo rregull dhe ka kërkuar publikisht një Zarf të Zi për të ndëshkuar gjuhën e përdorur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit