Këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises, 74 vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin e Stambollit pas një shqetësimi shëndetësor që e ka kapur në shtëpi, menjëherë pas kthimit nga koncertet jashtë vendit.
Ai u paraqit me tension të ulët të gjakut, dhe pas kontrollit fillestar mjekët identifikuan një infeksion bakterial, duke vendosur për siguri ta vendosin në njësinë e kujdesit intensiv.
Drejtori i spitalit, Dr. Engin Çakmakçi, bëri të ditur se Tatlises ka vetëdije të plotë, funksionet e zemrës dhe të mushkërive janë normale, dhe gjendja e tij e përgjithshme është e qëndrueshme.
Trajtimi për infeksionin vazhdon sipas protokolleve mjekësore. Familjarët e tij, përfshirë fëmijët Ahmet dhe Dilan Çitak, shkuan menjëherë në spital për ta vizituar. Vajza e tij, Melek Zubeyde, konfirmoi se infeksioni mendohet të ketë origjinën nga tëmthi dhe se ekziston mundësia e një operacioni, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.
Fansat dhe mediat janë alarmuar nga lajmi, por mjekët theksojnë se Tatlises është nën kujdes të plotë dhe gjendja e tij mbetet stabile.









