Mjaftoi një postim nga këngëtari Blero dhe rrjeti u bë “lëmsh”.
Me anë të një “screenshot”-i në Instastory ai publikoi një njoftim në të cilin shihet se futbollisti i njohur Lamine Yamal i ka “bërë follow”.
Në fund të fotografisë ai ka bërë një përshkrim ku e demanton veten, pasi llogaria që i ka bërë “follow” nuk është llogaria e tij zyrtare.
“Për pak” shkroi ai duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.










