Presidenti i SHBA-ve ka bërë edhe një kërcënim tjetër ndaj Iranit teksa afati i tij për të hapur Ngushticën e Hormuzit po afrohet.
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, dhe kurrë nuk do të kthehet më”, fillon ai në një postim në platformën e tij Truth Social.
“Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe të Përgjithshëm të Regjimit, ku mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara mbizotërojnë, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme”, vazhdoi Trump.
“Kush e di? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës. 47 vjet shantazh, korrupsion dhe vdekje, do të përfundojnë më në fund. Zoti bekoftë Popullin e Madh të Iranit!”









