Modelja dhe modernatorja shqiptare Françeska Rustem, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa imazhe të reja të publikuara në profilin e saj.

Moderatorja është shfaqur në një set fotografik më ndryshe nga zakonisht, ku në disa prej pozave ajo pozon në vaskë, duke luajtur me elementë artistikë dhe estetikë që nxisin imagjinatën e ndjekësve.
E njohur për linjat e saj elegante dhe prezencën karizmatike në ekran, Rustem vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në rrjet.

Postimet e saj të fundit kanë gjeneruar një valë komentesh dhe pëlqimesh, duke konfirmuar edhe një herë interesin e lartë që publiku ka për të.










