OVL-UÇK në Deçan ka njoftuar se nesër nga ora 11:00, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, do të mbahen homazhe për heroinën, Fetnete Ramosaj.
“Njoftim!
Të nderuara familje të Dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Luftës së UÇK-së,
të nderuar qytetarë!
Ju njoftojmë se ditën e diel, më 05 prill 2026, me fillim nga ora 11:00, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, mbahen homazhe për Heroinën e Kombit, Fetnete Ramosaj, e cila kaloi në përjetësi në vitin 2019.
Me nderim, kujtojmë jetën, veprën dhe sakrificën e saj për lirinë e atdheut, duke e mbajtur gjithmonë të gjallë në kujtesën tonë kombëtare.
Lavdi e përjetshme Heroinës së Kombit, Fetnete Ramosaj!
OVL-UÇK Deçan”.









