Ish-ambasadori Gjergj Dedaj, ka hedhur kritika të ashpra ndaj punës së presidentes Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj pesëvjeçar, duke e cilësuar atë si përçarëse dhe pa rezultate konkrete në interes të shtetit.
Fillimisht, Dedaj vlerëson se Osmani nuk ka arritur të prodhojë asnjë rezultat të dobishëm për Kosovën dhe e përshkruan si figurë konfliktuoze në skenën politike.
“Ish Presidentja Osmani, e njohur si grindavece dhe përçarëse politike, nuk njihet të ketë bërë ndonjë veprim të dobishëm në interes të Kosovës”, tha ai.
Ai më tej pretendon se mënyra se si ajo ka ardhur në pushtet dhe mënyra e ushtrimit të mandatit kanë qenë të shoqëruara me skandale dhe praktika të dëmshme për vendin.
“Osmani e cila e filloj ushtrimin e mandatit si një presidente e kontrabanduar dhe kukull e Kurtit, e përmbylli këtë cikël pesëvjrqar të regjimit Osmani-Kurti me skandale, me shkelje kushtetuese, nepotizëm, servilizem, svilata dhe ekskurzione shterpe nëpër botë, duke i sjellur Kosovës sanksione, dëme tê reputacionit dhe degradim të Reublikës së Kosovës”, shtoi ai.
Sipas Dedajt, mungesa e rezultateve është veçanërisht e dukshme në arenën ndërkombëtare, ku ai thotë se nuk ka pasur njohje apo anëtarësime të reja.
“Pra derisa Osmani nuk ia sjelli Kosovës asnjê njohje dhe madje asnjë antarësim në institucionet ndërkombëtare, si e tillë ajo vetem vrapontë pas autorteteve ndërkombëtare të SHBA dhe BE, duke u kacavjerrur dhe imponuar si gjoja faktor politik edhe të gjitha i bënte pêr imazh të rrejshem dhe propagandë bolshevike”, shtoi Dedaj.
Në vazhdim, ai e cilëson Osmanin si figurë të dështuar politike dhe përgjegjëse për dëmtimin e politikës së jashtme dhe përçarjen e brendshme politike.
“Vjosa Osmani si një figurë e dështuar politike, notere e Albinit, egpiste dhe përçarëse fillimsht e LDK dhe në fund të mandatit edhe të LVV, si dhe shkatërruese e politikës së jashtme dhe denigruese e diplomacisë, ka pasur ngecje dhe dështim të plotë të rolit të saj kushtetues në diplomaci dhe në unitetin qytetar dhe ikja e sajë nga pozita e presidentes me turp dhe dështim personifikon si njëren ndër figurat më kontraverse, më përçarëse dhe më të dëmshmë të Kosovës së pasluftës dhe postpavarësisë”, deklaroi tutje.
Në fund, Dedaj e konsideron përfundimin e mandatit të saj si një zhvillim pozitiv për vendin, duke theksuar se ajo ka ardhur në pushtet përmes votave të Listës Serbe dhe ka dëmtuar interesat shtetërore.
“Është fat për Kosoven pëtfundimi kokëulur i mandatit të Osmanit i “fituar” me votat e Listës Serbe, me intriga, duke e dëmtuar ashpër LDK, si dhe vetë shtetin e Kosovës për interesa personale dhe klanore. Hasta La Vista Vjosa Osmani!” përfundoi ai.









