Babai i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

Korab Bajgora është arrestuar mbrëmë në Pejë ku fyente vlerat e luftës dhe familjen Haradinaj. Por e kaluara e tij del të jetë goxha e zymtë.

Burimet bëjnë të ditur se babai i tij ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit pasi që ishte pjesë e një rrjeti spiunazhi në favor të armikut serb.

Familja Bajgora nga Podujeva për shkak të kaluarës së errët kishte ndërruar vendbanim pas lufte duke u zhvendosur në Pejë.

Korab Bajgora ka qenë i përfshirë në disa vepra penale viteve të fundit duke qenë gjithmonë emër i njohur për policinë.

“Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Tek i njëjti janë sekuestruar edhe dy armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për Korab Bajgorën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit