Shkëlzen Gashi ka thënë se qëllimi i krejt fushatës për librin e tij ka qenë me arsye denigruese për punën e tij 5 vçejare për ‘Masakrat në Kosovë”.
”Shumica dërrmuese e dijnë që nuk iu kam shërbyer agjendave të Serbisë, më kanë mëshuar mua për t’i mëshuar kryeministrit Albin Kurti”, thotë Gashi.
Ai ka thënë se nuk ka gënjyer asgjë, sepse në listën e Natasha Kandiq për Dubravë figurojnë 58 civil të vrarë shqiptarë edhe figurojnë 48 persona të armatosur ose edhe ushtar shqiptarë.
”Më vjen keq për krejtë këtë që ka ndodh që shumë njerëz kanë rënë pre e kësaj propagande edhe kësaj fushate ekstra- ultra -super linçuese, jashtëzakonisht brutale. E çka më vjen keq edhe më shumë që kësaj fushate iu ka bashkuar një aktiviste, e shquar e të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, e cila është bërë palë me partitë politike opozitare që e kanë orkestru këtë fushatë dhe me mediat që kontrollohen prej tyre edhe me disa anëtarë të organizatave joqeveritare. Qëllimi i kësaj fushte ka qenë me denigru punën time 20 vjeçare për të drejtat e njeriut, me theks të veçantë punën time 5 vjeçare për masakrat në Kosovë. Në fillim kur kanë filluar akuzaat e para që m’i kanë bërë ka qenë se i kam marrë të dhënat nga mjë organizatë joqeveritare në Serbi që udhëheqet nga një serbeje, e që është Natasha Kandiq. Kur ka fillu Kandiq me reagu edhe me thënë që unë se kam thënë të vërtetën, qysh e e dëshmove ti më herët unë e e kam thënë të vërtetën, s’kom rrejtë kurgjo se në listën e saj për Dubravë figurojnë 58 civil të vrarë shqiptarë edhe figurojnë 48 persona të armatosur ose edhe ushtar shqiptarë.Kur ka fillu këta kanë fillu Natasha Kandiq me reagu edhe me më kundërshtu, atëherë ata kanë fillu me e përdorë Natasha Kandiq, pra mandej Natasha Kandiq u bo e mirë edhe kanë fillu me itensifiku fushatën kundër meje. Kjo për mu ka qenë shumë e quditshme. Unë nuk dua me besu që ajo këtë e ka bërë me qëllim, nuk du me besu që ajo ka pasë qëllime jofisnike për mua dhe për librin tim”, ka thënë Gashi.
Tutje ai ka thënë se libri i tij është promovuar, në Gratz, në New York, Luksemburg, Vjenë e shumë vende tjera ku edhe gazeta evropiane kanë shkruar për librin e tij, na Gjermania, Spanja, ku ai cek se u shkrua në superlativ për të.









