Emisioni i fundit i Kojshia Show ka sjellë në qendër të diskutimit temën e ndjeshme të identitetit shqiptar duke mbledhur në studio figura me qëndrime të ndryshme si Jahir Beqiri, gazetari Emanuel Demaj dhe doktori i shkencave të historisë Izet Miftar.
Debati ka marrë tone të ashpra në momentin kur u trajtua roli i Perandoria Osmane në formësimin e identitetit shqiptar. Pikërisht në këtë pjesë, gazetari Demaj ka reaguar me një deklaratë provokuese ndaj hoxhës duke ngritur çështjen e praktikave fetare dhe perceptimeve shoqërore.
Ai është shprehur: “Ti po thua mi marrë ka katër gra, po qysh të duket ty e mua, me na i pru gratë tona ka katër burra në shtëpi?”, një deklaratë që ka shkaktuar reagime të menjëhershme në studio.
Reagimi i hoxhës dhe dinamika e debatit kanë tërhequr vëmendje të madhe në publik duke e kthyer këtë episod në një nga më të komentuarit së fundmi.
Për të parë reagimin e plotë dhe zhvillimin e debatit, ndiqni emisionin e plotë.









