Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se kriza aktuale pritet të çojë në çmime më të larta të naftës dhe rritje më të ulët ekonomike.
“Pa asnjë dyshim, presim dhe janë analizat e bazuara, që kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta që do stabilizohen në nivele më të larta dhe normalisht me rritje ekonomike më të ulët. Si rezultat të gjitha ekonomitë po i bëjnë përgatitjet e duhura me masat më emergjente qe duhet të ndërmerren në situata të tilla. Pasojat po i shohim gjerësisht.”
Ai theksoi se vetëm mes 2 dhe 3 prillit, çmimi i naftës u rrit për 14% dhe bëri thirrje për miratimin e rezolutës së partisë së tij për uljen e çmimit.









